14:40 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Aktorja zbulon ndryshimin që do sjellë “Wednesday” në sezonin e dytë

Skenaristët janë mbledhur zyrtarisht për Sezonin 2 të serialit “Wednesday” zbuloi  Jenna Ortega në The Tonight Show nga Jimmy Fallon. Jenna la të kuptohej se në sezonin e dytë seriali do të ketë më shumë skena të frikshme sesa romancë.

“Unë mendoj se ne duam të përmirësojmë pak aspektin e tmerrit dhe më pas ta nxjerrim Wednesday nga situata romantike dhe thjesht ta lëmë atë të jetë individi i saj”, tha aktorja. Netflix zgjodhi serialin e frymëzuar nga Family Addams për një sezon të dytë pasi arriti një sukses të jashtëzakonshëm me mbi një miliard minuta shikime në muajin e parë.