Aktorja zbulon një tatuazh interesant, ka kuptim +18

Festivali i Filmit në Kanë, një nga festivalet më të mëdha të vitit, është duke u mbajtur ende.
Shumë personazhe të famshëm kanë ecur tashmë në tapetin e kuq (dhe pati disa incidente) dhe tani aktorja Kristen Stewart i është bashkuar kësaj liste, duke shfaqur risi në paraqitjen e saj, transmeton Indeksonline.
Ajo mbante veshur një këmishë dhe pantallona të shkurtra prej mëndafshi të bardhë, të cilat zbulonin një tatuazh të ri në trupin e saj.
Sipër gjurit të majtë, ajo bëri tatuazh fjalën MINE (imja), e cila – ndoshta çuditërisht – ka një kuptim 18+.
Siç e shpjegoi Stewart në një intervistë me Vulture, tatuazhi u frymëzua nga një skenë eksplicite në filmin e saj të ri The Chronology of Water, i cili është gjithashtu debutimi i saj regjisorial./Indeksonline/
