Aktorja zbulon “rregullin e pashkruar” në skenat mbi 18-vjeç
Aktorja amerikane Brittany Snow foli hapur për “rregullin e pashkruar” që, sipas saj, ka sunduar Hollywoodin për dekada të tëra kur bëhet fjalë për skenat e seksit dhe lakuriqësinë femërore.
Skenat intime kanë qenë gjithmonë pjesë e industrisë së filmit. Shumë aktorë të famshëm janë zhveshur para kameras, nga Robert Pattinson te Aubrey Plaza, dhe vitet e fundit kufijtë janë shtyrë edhe më tej, transmeton Indeksonline.
Emma Thompson u shfaq plotësisht lakuriq në filmin Good Luck to You, Leo Grande, ndërsa Nicole Kidman u detyrua të ndalonte xhirimet e Babygirl sepse, siç tha ajo, “nuk donte të simulonte më një orgazëm”.
Në podkastin Las Culturistas, Snow foli hapur për presionin që u kanoset aktoreve. “Hollivudi thjesht dëshiron t’ju përjashtojë nga skenat e seksit pas moshës 32 vjeç. Sidomos kur bëhet fjalë për lakuriqësi dhe përshkrime të seksualitetit femëror”, tha aktorja./Indeksonline/


