75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 12 Gusht 2025 / AR

Aktorja zbulon se si u ndie pasi u tradhtua nga Brad Pitti

Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, ka folur për herë të parë pas një kohe të gjatë rreth asaj se si u ndje pas divorcit nga Brad Pitt, i cili u pasua nga raportime të shumta në media rreth tradhtisë së tij.

Ajo u shpreh haptazi në një intervistë për “Vanity Fair”. Ai e la atë për Angelina Jolie, të cilën e takoi në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith”.

“Mbaj mend kur dhashë atë intervistë, ishte pak shqetësuese. Isha e ndjeshme në atë kohë, por ishte e denjë për kujtime. Gazetaria më dukej si një lloj sporti atëherë. Me sa duket të gjithë kemi një lloj PTSD-je, prandaj kam frikë nga intervistat”, tha ajo në një intervistë të re me median e lartpërmendur.

Është për të ardhur keq që duhej të ndodhte, por ndodhi dhe e mora shumë personalisht”, tha ajo, duke pranuar se nuk ishte mjaftueshëm e fortë për t’u përballur me të gjitha këto.

“Ne jemi qenie njerëzore, edhe pse disa njerëz nuk duan ta besojnë këtë. Ata mendojnë, ‘Ju ratë dakord për këtë, kështu që duhet ta duroni’, por ne në fakt nuk ramë dakord me këtë”, tha ajo.

Aniston dhe Pitt u takuan në vitin 1998.

Ata u fejuan në vitin 1999 dhe u martuan një vit më vonë. Historia e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë. Ata u divorcuan në vitin 2005.