Aktorja e njohur habit me pamjen pa grim, duket shumë ndryshe
Ajo lindi fëmijën e saj të tretë para tri javësh dhe tashmë është rikthyer në daljet publike.
Aktorja e njohur, Kate Hudson ka përgatitur fëmijën e saj të sapolindur për festën e Halloween duke e dërguar atë në parkun e kungujve, shkruan Indeksonline.
Hudson ka shijuar një piknik së bashku me të dashurin e saj, Danny Fujikawa dhe dy fëmijë e tjerë, Ryder, 14 vjeçar dhe Bigham, 7 vjeçar.
Ajo që binte në sy ishte edhe dukja e aktores, e cila në një veshje të thjeshtë dhe pa grim ka habitur me pamjen e saj.
Ylli i filmit ‘The Fool Gold’ dukej se po i shijonte pafund momentet me familje derisa është ndjerë rehat me dukjen larg glamurit Hollyëoodi-an të cilin jemi mësuar ta shohim.
Aktorja dhe ish-gitaristi i njohur, Danny Fujikawa , janë në lidhje tash e një vit, çifti mirëpriten fëmijën e tyre të parë në tetor të këtij viti. Kate ka poashtu dy fëmijë nga dy lidhjet e mëparshme./Indeksonline/