07:25 / E Martë, 04 Janar 2022 / C E

Aktualisht 540 kosovarë janë të prekur nga COVID-19

540 persona në Kosovë aktualisht janë të konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Këtë e tregon raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili tregon se janë 38 raste të konfirmuara në mes të dielës dhe së hënës.

Brenda së njëjtës periudhë nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 330 veta.