75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / b l

”Aktualisht shumë rëndë”, Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij.

Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator, transmeton klankosova.

”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator”.

”Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër gjatë (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).