“Akull n’Verë”/ Komuna e Prishtinës zgjedh 30 bizneset fituese

Komuna e Prishtinës që nga 15 korriki do të filloj aktivitetin “Akull n’Verë” e ngjashme me atë “Verë n’Dimër”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lajmëruar se tashmë janë zgjedhur 30 bizneset fituese nga 101 sa kishin aplikuar, transmeton Indeksonline.
Gjihtësej 27 shtëpiza druri dhe minikamioneta do të vendosen në shesh si pjesë e këtij aktiviteti.
Të hënën, me 12 korrik, në ora 14:00, do të tërhiqet shorti për shtëpizat./Indeksonline/