23:46 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Akullorja rezulton pozitiv me koronavirus

Një akullore në Kinë ka rezultuar me koronavirusin dhe kjo u konfirmua pasi tre mostra të saj që u testuan dolen pozitiveme virusin.

Autoritetet antipandemike, në Bashkinë Tianjin të Kinës Veriore, po gjurmojnë tashmë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me sasinë, e cila ishte prodhuar nga një kompani ushqimesh, njofton Klan Kosova.

Të gjitha produktet e dala nga firma janë vulosur dhe përmbajtur pasi mostrat që ajo dërgoi në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve këtë javë rezultuan pozitive me koronavirusin.