75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Akuza ndaj Klopp, urdhëroi të pastrohet fusha vetëm në pjesën sulmuese të Liverpoolit

E turpshme apo gjeniale? Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është akuzuar se urdhëroi stafin e stadiumit që të fshijë borën vetëm në pjesën sulmuese të Liverpoolit, pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Leicesterit.

Ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1, në një fushë që ishte e prekur qartë nga temperaturat nën zero.

Dhe – në shumicën e rasteve si kjo – stafi i stadiumit ishte aty për të ndihmuar në pastrimin e fushës, por në këtë rast vetëm për Liverpoolin.

Raste të ngjashme na kujtojnë ndeshjën Chelsea – Barcelona, apo edhe akuzat e tifozëve të Liverpool ndaj Guardiolës, të cilët pretendonin se klubi nga Manchesteri kishin lënë gjatësinë e barit më të lartë se normalja.

Megjithatë, dicka të tillë bëri pikërisht edhe klubi i tyre, por që duket se nuk i ndihmoi Klopp. Madje, skuadra e Leicester bëri një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e dytë duke krijuar disa raste për gol.

Ndeshja në fund përfundoi me rezultat 1-1, me Liverpool që nuk përfituan nga humbja e Manchester City ndaj Newcastle. /IndeksOnline/