22:26 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit

“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi.

Opozita e ka marrë si argument kredibil duke shtuar diskursin se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është e korruptuar.

Për këto pretendime ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zulfaj publikoi postoi në Facebook një raport për progresin e demokracisë në Kosovë 2014-2023, duke e vënë në pah periudhën ku lëviz Lëvizja Vetëvendosje.

Ai vendosi një paragraf të raportit ku Kosovës i referohej si “shtet i kapur”, rrjedhimisht Zulfaj shkroi përsëriti akuzat tradicionale ndaj qeverive të kaluara si të korruptuara – duke shtuar se “populli i largoi nga pushteti për kapje të shtetit’.

Sipas, këshiltarit të Kurtit, opozita duke propaganduar po dëshiron të mbetet në garë elektorale.