07:39 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Akuza për nxitje të protestave të dhunshme, Senati Amerikan voton, 56 senatorë: Gjyqi ndaj Trump kushtetues

Mbrëmjen e së martës Senati Amerikan votoi pro gjyqit kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme në SHBA.

Gjatë seancës së 9 shkurtit u votua me 56 vota pro dhe 44 kundër se gjyqi është kushtetues dhe se pavaresisht Trump nuk është më president procesi duhet të vijojë.

Mbrojtja e ish-presidentit dha argumentat se meqenëse Trump nuk është më në detyrë, Senati nuk ka autoritet për këtë gjyq.

Historike ishte që Trump u bë presidenti i parë me dy procese inkriminimi në historinë e SHBA, por tashmë historike është edhe që një ish-president do të gjykohet në Senat.

Seanca nisi me prezantimin nga ligjvënësit demokratë të disa videove nga protesta e 6 janarit ku mbështetës të Trump që kundërshtonin fitoren e Joe Biden sulmuan Kongresin, trazira ku humbën jetën 5 persona.