75 Mall Live Search
20:32 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

Akuza për spiunazh: KFOR-i flet për arrestimin e pilotit nga misioni i NATO-s

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka reaguar pas arrestimit të pilotit kroat, pjesë e misioni, i dyshuar për spiunim në Serbi.

“Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Ju referojmë te autoritetet kroate për çdo koment mbi arrestimet dhe hetimet në vazhdim. Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të kryejë aktivitetet e tij të përditshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Tëvë1.

Një muaj paraburgim u është caktuar nga autoritetet kroate ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij serbe të cilët dyshohet se shpërndanë informacione konfidenciale. Madje kjo e fundit ishte edhe pjesë e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX dhe e njëjta dyshohet se i përcillte  informata Listës Serbe.