16:14 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Akuza që e largon Besim Beqajn nga pozita e ministrit

Besim Beqaj është një nga “viktimat” e vendimit të Kadri Veseli për largimin nga pozitat udhëheqësë të zyrtarëve të PDK-së që janë me aktakuza.

Ministri i Inovacionit do të detyrohet të lë këtë pozitë për shkak të një akatakuze që i ishte ngritur vitin e kaluar.

Ndaj Beqajt është ngritur akuzë për veprën penale shkelja e statusit të barabart të shtetasve dhe banorëve të republikës së Kosovës, në rastin Pronto.

Beqaj dhe të tjerët do të dalin para gjykatës pikërisht pas një jave për këtë rast./Indeksonline/