75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / AR

Akuza të reja ndaj Diddyt, thuhet se dh*unoi dy gra në hotelin Trump

Sean ‘Diddy’ Combs është akuzuar se ka sulmuar seksualisht dy gra në një apartament në hotelin Trump në New York City .

Pretendimet shkuan këtë javë në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, duke pretenduar se ai ‘i bllokoi’ ato në klubin e natës Limelight përpara se t’i transferonte në hotelin Trump, transmeton Indeksonline.

Gratë pretendojnë se incidentet kanë ndodhur në vitet 1990, por është e paqartë nëse kanë ndodhur në të njëjtën ditë.

Hoteli në fjalë besohet të jetë Trump International, i cili u hap në vitin 1997./Indeksonline/