Akuza të rënda për Mourinjon nga Turqia: Takoi fshehurazi drejtuesit e Benfikes para ku u eliminua Fenerbahçe nga Championsi

Mediat turke kanë hedhur akuza shumë të rënda në adresë të Zhoze Murinjos, duke aluduar se trajneri kishte vepruar në dëm të Fenerbahçes edhe gjatë periudhës kur drejtonte ekipin turk. Sipas Beyaz TV, trajneri portugez ishte takuar me avokatët e klubit të Benfikës në një hotel të Lisbonës para ndeshjes së dy skuadrave në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
Sipas të njëjtit burim, Murinjo kishte marrë një dhomë në të njëjtin hotel, për të takuar drejtuesit e klubit dhe folur për të ardhmen e tij atje, i akuzuara kësisoj se ka tentuar të tradhtojë Fenberbahçen duke kërkuar me dashje eliminimin dhe shkarkimin nga detyra.
“Takoi drejtuesit e Benfikës dhe e kishte një plan për t’u larguar. UEFA dhe FIFA duhet të hetojnë! Deklarata të tipit “nuk e njoh zëvendëspresidentin” ishin të studiuara, që të sillnin shkarkimin. Ai merrte para dhe bëri veprime të turpshme. Ka bërë gjithçka që të pengonte Fenerbahçen për të arritur në Ligën e Kampioneve”, ishte akuza e rëndë nga televizoni turk.
Nga ana e tij, Murinjo ka hedhur poshtë çdo akuzë. “Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me asnjë drejtues te Benfikës para humbjes së tyre me Karabakun. Vetëm më pas më telefonoi presidenti për një afrim të mundshëm te Benfika. Zero kontakte para saj. Kush do të më besoje, në rregull, nuk mund të bëj asgjë për ata që duan të përhapin histori të rreme”, tha Murinjo.