75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / H F

Akuza tronditëse pas diss-it, Met Elshani shpërthen ndaj Mozzikut

Pas publikimit të këngës “Diss” nga Mozziku, në të cilën reperi ironizon ish-menaxherin e tij Met Elshani duke përmendur ndarjen e fitimeve 70% me 30%, reagimi i këtij të fundit nuk ka munguar dhe ka qenë tepër i ashpër.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Met Elshani ka hedhur akuza të rënda ndaj Mozzik, duke e tejkaluar konfliktin muzikor dhe duke e kthyer atë në një përplasje personale. Ai e ka akuzuar reperin për mosmirënjohje, duke theksuar se, sipas tij, janë pikërisht gënjeshtrat ato që e kanë ndihmuar Mozzik-un të arrijë aty ku ndodhet sot.

Elshani ka rikthyer në vëmendje edhe një ngjarje të vjetër, duke pretenduar se Mozzik po tenton t’ia hedhë fajin ish-bashkëshortes për veprime që, sipas tij, i kanë kryer së bashku. Në reagimin e tij, ai përmend edhe “vjedhjen e kursimeve të një gruaje të moshuar”, duke shkuar deri në deklaratën se kjo ngjarje përfundoi në mënyrë tragjike, ndërsa reperi, sipas Elshanit, vazhdon të paraqitet para publikut si “djali i mirë”.

Përplasja mes dy ish-bashkëpunëtorëve duket se ka arritur në një pikë pa kthim, duke zbuluar prapaskena të forta që më parë nuk ishin të njohura për publikun.