75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / H F

Akuzat e Haradinajt në Ditën Kundër Korrupsionit godet qeverinë: Ju vjen dita!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sot në shënimin e Ditës Botërore Kundër Korrupsionit, duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale për keqmenaxhim dhe mungesë rezultate konkrete.

Haradinaj u shpreh se ndërsa pushteti erdhi me premtimin për luftimin e korrupsionit, gjatë pesë viteve të fundit “askush nuk ka përfunduar në burg”. Sipas tij, çdo ditë po shfaqen skandale të reja në institucione të ndryshme.

Reagimi i tij i plotë:

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit , pikërisht në kulmin e korrupsionit në vendin tonë. Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye.
Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita.