75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 27 Shtator 2024 / Gj. Sh

Akuzat ndaj tij, Taulant Hodaj i gatshëm për debat publik

Avokati, Taulant Hodaj i është përgjigjur akuzave nga ‘’Albanian Post’’ dhe gazetarët Lirim Mehmetaj e Bation Haxhiu.

Ditët e fundit, ‘’Albanian Post’’ ka akuazuar Hodaj se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare sa ishte sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në shkrimet e tyre thuhet se Taulant Hodaj ka përfituar para nga FFK-ja derisa punonte si sekretar.

Por ai i ka kërkuar gazetarëve në fjalë që të përballen në debat të drejtpërdrejtë në një nga emisionet sportive.

Postimi i plotë:

Gazetari Lirim Mehmetaj paska vendosë me përtypë një kafshatë që nuk mund ta kapërdijë as shefi i tijë Baton Haxhiu.

Kontratat dhe dokumentet që keni publikuar janë të vërteta, por ju po i publlikoni gjysmake dhe tentoni të manipuloni me to.  Unë nuk i kam mohuar as para dy ditësh kur ju kam dërguar demantin.

Unë ju kam dërguar dokumentin origjinal të OAK-së që e ka verifikuar këtë kontratë, dokumentet tjera dhe cdo pretendim në lidhje me marrëveshjen me FFK-në. Për këtë arsye kam kërkuar nga ju që të respektoni parimin bazë të gazetarisë dhe ta publikoni at vendim, pra verifikoni informatat paraprakisht, e jo të thirreni në vendime të falsifikuara.

Gjeje më poshtë vendimin Origjinal të OAK-së që konstaton krejt të kundërtën e asaj që thoni, pra “nuk ka ka shkelje disiplinore dhe as konflikt interesi”

Fakti që ju po e injoroni këtë nuk më befason, sepse ju dhe media juaj tashmë njiheni si shpifës dhe manipulues për interesa të grupeve kriminale të interesit. Për fyrjet dhe shpifjet  e juaja, do sqarohemi deri në presjen dhe pikën e fundit në Gjykatë.

Ja disa nga shumë e shumë të vërtetat për juve:

1.⁠ ⁠Kallëzim penal kundër Lirim Mehmetaj për Mashtrim (shih dokumentin në postim)

2. Baton Haxhiu hetohet nga SPAK për shantazh dhe mashtrime me inceneratorët në Shqipëri.

https://www.facebook.com/share/v/vTSqf717Z3EUWw3G/

3.⁠ ⁠Baton Haxhiu i dënuar për shpifje:

https://shorturl.at/gOszv

Shkelja më e madhe këtu është që si mashtrues dhe manipulues që jeni, ju po vazhdoni me u thirrë dhe manipulu me dokumente gjysmake dhe të falsifikuara, për të cilin do të mbani përgjegjësi.

Lirim, unë kam bërë pretendime të cilat mund t’i vërtetoj, e me padurim po pres që edhe ti mi vërtetu pretendimet e tua në debat.

Në filliim ti nuk ishe pjesë e shpifjeve, dhe ju bëra ftesë gazetarit dhe shefit tuaj Baton Haxhiu për përballje televizive. Lirim, “qohuni delni në debat të tre dorë për dore, Baton, Valon, Lirim, të tretë në debat, përpara meje’’ Nëse hezitojnë ata dy, me padurim po pres debat veq me ty.

Lirim, tashmë unë e kam konfirmu pjesëmarrjen në debat me ty këtë të dielë. Pse se konfirmove ende?

Mezi po pres të shihemi!