09:30 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

Akuzat pas fotove provokuese me fanset, Chris Brown reagon për herë të parë

Chris Brown ka reaguar pas akuzave rreth takimeve shumë të afërta me fanset, pasi fotografitë provokuese u postuan në rrjete sociale.

Ai shihet teksa ka pozuar në poza provokuese me fansat që kanë blerë paketën VIP.

Chris në një deklaratë publike tha se fansat e tij janë arsyeja që ai ekziston, kështu që ai gjithmonë dëshiron ‘të bëjë gjithçka për ta’.

“Unë i vlerësoj ata. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të kenë as kontakt me sy me ta, me njerëzit që bënë të mundur të kesh një karrierë.

Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi”-tha ai.