Akuzë e re: Diddy dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një djalë 10-vjeçar

Sean Diddy Combs akuzohet pse ka drogur dhe përdhunuar një djal 10-vjeçar. Kho padi u bë të hënën, raporton Page Six. Padia u ngrit në emër të tij nga avokati Tony Buzbee.
Prokurori pretendon se gjithçka ka ndodhur në vitin 2005, kur ai dhe prindërit e tij erdhën në Nju Jork për të shkuar në një audicion të organizuar nga Diddy, transmeton Indeksonline.
Ai pretendon se e ka takuar reperin në një hotel pranë Madison Square Garden. Më pas, thuhet se i ka kënduar disa këngë reperit, ndërsa ai i ka thënë se “mund ta kthejë në yll” dhe e ka pyetur “sa dëshiron të bëhet yll”. Më pas djali 10-vjeçar i është përgjigjur se “do të bënte gjithçka për t’u bërë yll”.
Më pas Diddy urdhëroi një anëtar të ekipit të tij që t’i jepte fëmijës pije që, sipas prokurorit, përmbante drogë. Ai thotë se u ndje i çuditshëm pasi kishte pirë pijen e gazuar dhe Diddy i tha atij: “Duhet të bësh gjëra që nuk dëshiron t’i bësh ndonjëherë”, dhe më pas, pretendon ai, e detyroi të kryente seks oral.
Prokurori pretendon se më pas i ka rënë të fikët, dhe kur është zgjuar, i kanë hequr pantallonat. Për shkak të kësaj, ai beson se ishte abuzuar seksualisht. Ai thotë se filloi të qante dhe Diddy i tha atij se do t’i lëndonte prindërit e tij nëse u tregonte se çfarë ndodhi. Burri deklaroi se ai u tha prindërve të tij gjithçka, por ata kishin frikë të raportonin Diddy. /Indeksonline/
