Akuzohen për vjedhje dhe vrasje në tentativë, arrestohen tre të rinj shqiptarë
Tre qytetarë shqiptarë të moshës 26, 28 dhe 31 vjeç u arrestuan në Altamura, nën akuzën e vjedhjes dhe vrasjes në tentativë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët akuzohen për vjedhje në Villa Opicina, në provincën e Triestes, më 11 janar të këtij viti.
Ngjarja – Tre të arrestuarit, duke hyrë në një vilë të vogël për të kryer një vjedhje, u kapën nga një fqinj dhe u përplasën me më, ndërsa arritën të merrnin vetëm një armë.
Grabitësit shqiptarë i shkaktuaan fqinjit thyerje në dorën e majtë, supe, fraktura në kokë dhe barkun. I dhunuari është dërguar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Sekuestro – Policët, gjatë ekzekutimit të masës ndaluese, në shtëpinë e tre shqiptarëve gjetën dhe sekuestruan shumë gjëra të vlefshme, që i atribuohen vjedhjeve të ndryshme të kryera në rajonet e Lindjes së Veriut.
Gjithashtu i kanë sekuestruar edhe një kilogram marijuanë.