Akuzohet Federata e Gjuetarëve që po e lejon zhdukjen e kafshëve të egra
Kryetari i shoqatës së gjuetarëve “Gollaku”, Milaim Vitia e akuzon Federaten e Gjuetarëve që po e lejon zhdukjen e kafshëve të egra.
Sipas Vitisë edhe pse tani është koha kur duhet të ndërpritet gjuetia, kjo federatë po lëshon leje për gjueti, e kjo do të ndikojë që të zhduken këto kafshë, tha Milaim Vitia për Indeksonline.
Sipas tij Kryetari i Federates, Rexhep Shkodra dhe Sekretari i Federates, Enver Fana po i mashtrojnë gjuetarët duke i bërë që të paguajnë për antarësim dhe i lejojnë të gjuajnë edhe pse në këtë kohë është e ndaluar./Indeksonline/.
