Akuzohet për abuzim, nëna ushqen fëmijën me qumësht gjiri në moshën nëntë vjeçare
Një nënë e katër fëmijëve kishte bërë diçka të pazakontë me fëmijën e saj më të vogël, transmeton Indeksonline.
Ajo ka thënë se e ka ushqyer me gji të voglën e saj, deri në moshën nëntë vjeçare kur vet fëmija kishte vendosur se nuk donte më qumësht nëne.
Sharon Spink ka thënë se ajo nuk mund ta ndante të bijën nga qumështi pasi që ajo e donte shumë atë dhe për më tepër ishte e shëndetshme.
50 vjeçarja ka rrëfyer se ajo është akuzuar edhe për “abuzim të fëmijës”.
“Më kanë akuzuar edhe për abuzim, por në të vërtetë nuk ishte diçka e tillë” ka thënë ajo./Indeksonline/