09:25 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Akuzohet se përdor ‘Botox’, Bora ka një përgjigje për ndjekësit

Vip-at shqiptar kanë zgjedhur metoda të ndryshme për t’u shfaqur fresh dhe në top formë.

Mirëpo, e gjithë kjo duket se i ka irrituar fansat e tyre, shkruan Indeksonline.

Edhe moderatorja, Bora Zemani, është kritikuar mjaftë nga fansat, të cilët e akuzojnë për masë të madhe të botox-it. Madje, në postimin e fundit në të cilin prezentuesja ishte duke treguar metodën që përdorë për fytyrë të pastër, pranoi një koment të cilit nuk hezitoi t’i përgjigjej.

Se di pse vetem juve vipave ju ndodh qe mbas disa vitesh fryhen buzet, zvoglohet hunda, ngrihen vetullat, mollezat. Apo ju a ploteson xhindi keto?!!” ishte reagimi i ndjekësit.

Nuk behen me botox ato. Degjoje videon se eshte super trajtim, ta sugjeroj! Dite te mbare!“, përfundoi moderatorja duke shuar zërat për ndonjë ndërhyrje në fytyrë./Indeksonline/