75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / Gj. Sh

Al Hilal i dërgon ofertë Raphinhas: Nëse largohesh nga Barcelona…

Trajneri i Al-Hilal i ka dërguar një ofertë lojtarit Raphinha, që të largohet nga Barcelona për një transferim prej 90 milionë euro

Anësori i Barcelonës, Raphinha, ka pasur një periudhë jo të mirë që nga mbërritja në Katalonjë dhe pavarësisht një sezoni produktiv këtë herë, ai ka humbur pozicionin e tij të preferuar në të djathtë ndaj Lamine Yamal, transmeton IndeksOnline.

Sipas MD, skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal do të bëjë gjithçka që mundet për të bindur Raphinhan të largohet nga Barcelona.

Menaxheri, Jorge Jesus është i prirur të bashkojë Raphinhan me bashkatdhetarët Malcom dhe Neymar Junior dhe tashmë ka kontaktuar me njerëz të afërt me të, për ta bindur atë të pranojë një lëvizje.

Nëse ata mund të ndryshojnë mendjen e Raphinha-s, atëherë ata do të kërkojnë 90 milionë euro për nënshkrimin e tij, për të cilin MD thonë se as nuk do të jetë problem. /IndeskOnline/