75 Mall Live Search
08:16 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Al-Hilal ndërpren kontratën me Neymarin, rikthimi te Santosi më afër se kurrë

Aventura e Neymarit në Arabinë Saudite ka ardhur drejt fundit.

Këtë e bënë të ditur në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku njoftuan se kanë ndërprerë kontratën me brazilianin.

Ai nuk arriti të linte gjurmë te Al-Hilali, pas lëndimeve të shumta që kishte pësuar.

Destinacioni i tij pritet të jetë Brazili, më saktësisht ish-skuadra e tij Santos, ku pritet të udhëtojë brenda këtyre ditëve për të përfunduar marrëveshjen.

Neymar, ju kishte bashkuar Al-Hilalit në verën e vitit 2023 nga PSG-ja, ku kishte bërë vetëm 7 paraqitje dhe kishte shënuar 1 gol dhe 3 asiste gjatë gjithë kohës së tij në Arabi./IndeksOnline/