75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / G T

Al Hilal në librin e rekordeve “Guinness” me më së shumti fitore radhazi në histori

Skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal vazhdon me rekorde të pabesueshme këtë sezon.

Pas fitores ndaj Damac në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, klubi shkroi një tjetër histori, shkruan Indeksonline

Al Hilal tani shkon në numrin 29 të ndeshjeve radhazi me fitore, këtë s’ka arritur ta bëjë asnjë klub në histori të futbollit.

Madje ky rekord i Al Hilal do të futet edhe në Librin e Rekordeve “Guinnes”./Indeksonline/