Al-Hilali nuk po dorëzohet për Osimhen, gati oferta e re për të

E ardhmja e Victor Osimhenit është ende e pasigurtë.
Pas një sezoni mbresëlënës me Galatasarayn, ku fitoi titullin dhe Kupën e Turqisë, ai ka zgjuar interes nga shumë skuadra, përfshirë Galatasarayn e cila po tenton ta bëjë të përhershme lëvizjen e tij.
Siç raporton Fabrizio Romano, klubi saudit Al-Hilal ka bërë një ofertë të re për nigerianin, e cila ishte refuzuar fillimisht nga Osimhen.
Përpos Al-Hilal, ka oferta edhe nga skuadra si Juventus dhe Manchester United.
Osimhen, shkëlqeu në Turqi ku shënoi 37 gola në 41 paraqitje për gjigantin turk./IndeksOnline/