75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Al Khelaifi: E vështirë të ndahesh me Neymarin

ëmbënguli gjatë që të rikthehej te Barcelona, por e ardhmja e Neymarit quhet Al Hilal.

Klubi nga Arabia Saudite ka përforcuar sulmin me shërbimet e 31-vjeçarit, i cili braktis futbollin europian pas 10 vitesh.

Al Hilal arriti akordin me PSG-në për 90 mln euro. Kontratë 2-vjeçare për brazilianin, i cili do të përfitojë rreth 80 mln euro në sezon. Aventurën 6-vjeçare në kryeqytetin francez e mbylli me 13 trofe.

Gjatë 173 ndeshjeve me fanellën e PSG-së ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi ka zgjedhur fjalë zemre për t’u përshëndetur me Neymarin.

Për të cilin shpenzoi 222 mln euro te Barcelona në verën e vitit 2017, duke e kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet.

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, u shpreh kreu i PSG-së./Supersport