Al-Khelaifi i bën një “diss” të fuqishëm Real Madridit, për Mbappen

Nasser Al-Khelaïfi ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport në të cilën ka shqyrtuar situatën aktuale në PSG.
Në këtë intervistë, pronari i PSG-së ka komentuar deklarimet e Real Madridit për negociatat me Mbappen.
“Nuk e pashë deklaratën për të qenë i sinqertë, ne fokusohemi te vetja, jo te të tjerët. Kylian është lojtari më i mirë në botë dhe është fantastike të shohësh se si ai e rrit PSG-në dhe gjithashtu kombëtaren franceze. Për më tepër, ai është një ndikim shumë pozitiv për të gjithë lojtarët e rinj që kemi në PSG dhe kjo na ndihmon të ndërtojmë trashëgiminë tonë të së ardhmes. Lojtarët më të mirë në botë duan të luajnë në Paris. Dhe lojtarët e rinj më të mirë në botë po stërviten gjithashtu në Paris” ka thënë Khelaifi./Indeksonline/