Al-Khelaifi mohon interesimin e PSG-së për Salahun

E ardhmja e egjiptianit Mohamed Salah te Liverpooli është e pasigurt.
“Faraoni”, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Flitej se Salah, ishte në bisedime me skuadrën e PSG-së për t’iu bashkuar sezonin e ardhshëm.
🚨⚠️ PSG chairman Al Khelaifi on Mo Salah links: “It’s NOT true”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 3, 2024
“He’s a fantastic and amazing player, but we’ve never considered Salah to be honest”.
“We know every club would love to have him, but this rumor about us is simply not true”, told @SkySportDe @Plettigoal. pic.twitter.com/8S0yRvoiK6
Por kjo është mohuar nga vetë presidenti i “parizienëve”, Nasser Al-Khelaifi.
“Nuk është e vërtetë. Ai është një lojtar fantastik dhe i mrekullueshëm, por ne kurrë nuk e kemi konsideruar atë, të jem i sinqert. Ne e dimë se çdo klub do të donte ta kishte atë, por këto thashetheme për ne thjesht nuk janë të vërteta”, u deklarua Al-Khelaifi./IndeksOnline/