22:31 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Al-Khelaifi: Nuk do ta transferojmë Ronaldon

Cristian Ronaldo tashmë është një futbollist i lirë, pasi ditë më parë ka shkëputur kontratën me Manchester United.

Zërat për një klub të ri për portugezin dalin çdo ditë nga mediat ndërkombëtare,

Është raportuar se për Ronaldon ka shfaqur interesim edhe gjiganti francez PSG.

Por një gjë të tillë e ka mohuar presidenti Al Khelaifi.

” Me tre lojtarët që kemi (Messi, Neymar dhe Mbappé), është shumë e vështirë, por i uroj gjithë të mirat. Ai është fantastik dhe vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Al Khelaifi në një intervistë për Sky News./IndeksOnline/