75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Gj. Sh

Al Khelaifi nuk mjaftohet me tripletën, kërkon një tjetër trofe me PSG

PSG mbrëm kompletoi tripletën, pasi arriti të fitonte për herë të parë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Nën drejtimin e Luis Enriques, skuadra parisiene këtë sezon u shpall Kampione e Francës dhe fitoi edhe Kupën e Francës, shkruan IndeksOnline.

Port presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi duket se nuk është i kënaqur me këtë storie suksesi.

Ai ka kërkuar nga futbollistët dhe trajneri Enrique që të fitojnë edhe Kupën e Botës për Klube, e cila nis nga 15 qershori.

“Tani misioni ynë është të fitojmë Kupën e Botës për Klube FIFA dhe pastaj përsëri Ligën e Kampionëve. Ky është mentaliteti ynë.”, ka deklaruar Khelaifi./IndeksOnline/