Al Nassr del me një deklaratë interesante pas nënshkrimit të Ronaldos

Skuadra arabe, Al Nassr, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka nënshkruar një kontrat deri në vitin 2025, ku pritet të fitoj rreth 200 milionë euro në vit, shkruan IndeksOnline.
Pas transferimit të Ronaldos, Al Nassr ka dalur me një deklaratë tepër interesante ku nuk ka informacione për detajet e kontratës, ku thotë se nënshkrimi i portugezit do ta frymëzoj klubin, kombin arab dhe gjeneratat e ardhshme për suksese më të mëdha.
”Kjo është më shumë se histori në krijim. Ky është një nënshkrim që jo vetëm që do ta frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha por do ta frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe gjeneratat e ardhshme, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetvetes. Mirë se erdhe @cristiano në shtëpinë tënde të re @alnassr_fc”, thuhet në komunikatën e Al Nassr./IndeksOnline/