Al Nassr e ka seriozisht, pas Ronaldos dëshiron transferimin e mesfushorit francez

Ditët e fundit është raportuar se klubi arab, Al Nassr është gati ta transferoj futbollistin Cristiano Ronaldo.
Por si duket Al Nassr nuk do të ndalet me kaq pasi dëshiron në skuadër futbollistin francez N;golo Kante, shkruan IndeksOnline.
Siç raporton ”Footmercato”, klubi nga arabia dëshiron transferimin e mesfushorit të Chelseas pas përfundimit të kontratës.
Prioriteti i lojtarit, për momentin, do të ishte vazhdimi në Evropë, por ai nuk ia mbyll derën aventurës saudite.
Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e tyre drejt Arabisë Saudite./IndeksOnline/