75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / LB

Al-Nassr forcon lidhjet me futbollin portugez, edhe Felix drejt Arabisë

Al-Nassr vazhdon të thellojë ndikimin portugez brenda klubit, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, klubi nga Riyadhi po përgatit një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar të kësaj verë.

Joao Felix është pranë transferimit nga Chelsea, me marrëveshjen që pritet të mbyllet së shpejti.

Por përveç përforcimeve në fushën e lojës, Al-Nassr ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në nivel drejtues, duke emëruar Simao Coutinho si drejtor të ri sportiv, në vend të Fernando Hierro, i cili u largua disa ditë më parë.

37-vjeçari është një emër i njohur në futbollin evropian. Ish-futbollist dhe më pas agjent, Coutinho gëzon reputacion si drejtues strategjik dhe vizionar, i aftë për të menaxhuar projekte ambicioze. Emërimi i tij vjen në një moment ndryshimi të thellë për klubin saudit.

Ky është një tjetër hap tek Al-Nassr. Klubi së fundmi ka emëruar Jorge Jesus si trajner të ri dhe Jose Semedo si CEO, duke sjellë një frymë të re në organizimin e brendshëm.

Me Ronaldon, Joao Felix, Jesus, Semedo dhe tani Coutinho, Al-Nassr po ndërton një projekt të qartë me identitet portugez, me synimin për të dominuar futbollin aziatik dhe për të rritur imazhin ndërkombëtar të klubit.