75 Mall Live Search
19:44 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / Gj. Sh

Al Nassr ia sheh hajrin Cristiano Ronaldos

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr, ishte transferimi më i përfolur gjatë muajit të fundit.

Portugezi është bërë futbollisiti më i paguar në botë, me një pagë 200 milionë euro në vit, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.

Por Al Nassr, i ka pa hajrin Ronaldos që nga transferimi i tij.

Në më pak se një muaj nga transferimi i 37 vjeçarit, klubi arab, ka thyer një rekord në rrjetet sociale.

Kur portugezi u zyrtarizua te Al Nassr, klubi kishte 860 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa tashmë regjistrojnë plot 12.5 milionë ndjekës./IndeksOnline/