75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L A

Al-Nassr interesohet për Boniface

Skuadra arabe, Al-Nassr dëshiron të bëjë një blerje të madhe para përfundimit të afatit të janarit.

Skuadra e Ronaldos, ka hedhur sytë kah Bundesliga, ku interesohet për yllin e Bayer Leverkusenit, Victor Boniface.

Nigeriani, shihet si zëvëndësues i Anderson Taliscës i cili do të largohet drejt Fenerbahçes së Jose Mourinhos.

Boniface, ju bashkua Leverkusenit në vitin 2023 dhe ka shënuar 29 gola në 49 paraqitje brenda dy sezoneve ku arriti të shpallet kampion në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë./IndeksOnline/