Al Nassr po luante në Champions, Georgina publikon një foto të Cristiano Ronaldos në shtëpi
Skuadra e Al Nassr sot luajti ndaj Arkadag, ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League 2 dhe fitoi me rezultatin minimal 1:0.
Në këtë skuadër kishte pak yje, duke përfshi këtu edhe Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline
Ronaldo ishte duke qëndruar në shtëpi, së bashku me familjarët e tij.
Madje, gruaja e tij – Georgina publikoi një foto ku shihet Ronaldo duke u stërvitur në shtëpi së bashku me vajzën e tij.
Ronaldo kohët e fundit ka disa probleme me skuadrën e Al Nassr, madje ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë./Indeksonline/


