75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / L A

Al-Nassr po mbushet me yje, arrin marrëveshjen me Comanin

Kingsley Coman do të jetë përforcimi i radhës tek Al-Nassri.

Skuadra arabe, arriti marrëveshje me Bayernin për francezin, i cili do t’i japë fund aventurës së tij në Mynih pas 10 vjetësh.

Siç raporton Fabrizio Romano, Al-Nassr, pagoi rreth 30 milionë euro për Comanin, në një marrëveshje trevjeçare.

Ai është blerja e tretë e Al-Nassrit, pas atyre të Joao Felixit dhe Inigo Martinezit.

Coman, numëron 339 paraqitje me Bayernin, ku ka shënuar 72 gola dhe 71 asistime.

Gjatë këtyre vjetëve ai fitoi tituj të shumtë me “bavarezët”, ndër to edhe “tripletën” e vitit 2020./IndeksOnline/