Al-Nassr synon transferimin e Leaos

Rafael Leao pritet të largohet gjatë verës nga Milan.
Interesim të madh për të kanë shprehur disa ekipe të mëdha evropiane.
Për yllin portugez së fundmi interesim ka shprehur edhe Al-Nassr, raporton IndeksOnline.
Atje do ta priste ish-trajneri i tij të Milani, Stefano Pioli.
Raportohet se Milan është i gatshëm ta shes Leaon për një ofertë 80 milionë euro e sipër duke shtuar bonuse.

Nuk është e qartë nëse Leao dëshiron të transferohet në Arabinë Saudite, apo preferon të mbetet në Evropë.
Mbetet të shihet gjatë afatit të verës së cilën fanellë do ta djersitë Leao sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/