11:32 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Al Pacino, rrëzohet gjatë parakalimit në qilimin e kuq

Aktori i njohur i kinematografisë botërore, Al Pacino u rrëzua derisa po parakalonte në tapetin e kuq ndarjes së çmimeve ‘BAFTA’.

79-vjeçar është nominuar për “Aktorin më të mirë” në një rol mbështetës për rolin e tij si Jimmy në filmin e realizuar nga Martin Scorsese.

Ylli u ndihmua nga njerëzit përreth tij për t’u ngritur përsëri në këmbë. E dashura e tij 40-vjeçare Meital Dohan ishte mes atyre që ndihmuan aktorin të ngrihej.

Shkaku i rënies ishte i panjohur, por ai duket se pati vështirësi të ngjitej në shkallët, raporton “The Daily Mirror”, transmeton Indeksonline.

Pacino foli për BBC-në në qilimin e kuq për filmin “The Irishman” për punën me Robert Deniro.

“Ai është i shkëlqyeshëm. Me Robertin ju mund të bëni çdo gjë”.

“Ai është në skenë, është kënaqësi që një aktor të punojë me dikë sikur ai”, u tha ai gazetarëve.

Pacino fitoi një çmim BAFTA herën e fundit 44 vjet më parë për filmin “The Godfather Part II”.

Ceremonia e çmimeve BAFTA u mbajt në Londër nën udhëheqjen e Graham Nortonit./Indeksonline/