12:02 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Al Sadd zyrtarizon largimin e Xavit, ia bën “për hajër” Barcelonës

Skuadra e Katarit, Al Sadd ka raportuar se Barça ka paguar klauzolën e kontratës së Xavit. Në njoftimin e skuadrës aziatike bëhet e ditur se Xavi është liruar për të nënshkruar me Barcelonën.

“Klubi është dakord për transferimin e Xavi në Barcelonë pasi ka paguar klauzolën e parashikuar në kontratë. Ne ramë dakord me Barcelonën për një bashkëpunim praktik në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al Sadd. I urojmë atij çdo sukses në fazën tjetër”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Katari.

Zyrtarizimi i Xavit te Barcelona pritet të bëhet pasditën e sotme. Legjenda e skuadrës është rrugës për në Spanjë ku pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i skuadrës katalonase./Indeksonline/

Mos i humb