Albumet që do të publikohen gjatë 2025-ës/ Cilët këngëtarë do të sjellin hite të reja?

Viti 2025 pritet të jetë një vit i jashtëzakonshëm për muzikën, me shumë këngëtarë të njohur që kanë paralajmëruar projekte të reja.
Nga artistë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare deri te yjet e muzikës shqiptare, albumet e tyre priten me padurim nga fansat, shkruan Indeksonline.
Më poshtë ju sjellim një listë të disa prej emrave më të përfolur shqptar që do të lansojnë albume këtë vit.
Reperi Ghetto Geasy ka paralajmëruar albumin e ri. Sipas postimit të bërë kohë më parë kjo surprizë do lansohet në 2025-tën.

Edhe reperi Noizy ka paralajmëruar albumin e titulluar ”Icon”, dhe do ta publikojë me datën 1 maj të këtij viti.

Reperi Buta do publikojë albumin e radhës këtë mars, saktësisht më datën 29 që është edhe ditëlindja e tij.

Këngëtari 2Ton ka paralajmëruar albumin e ri, duke mos dhënë më shumë detaje.

Edhe Stresi po “gatuan” albumin i cili do lansohet së shpejti. Ai do të sjellë duete e këngë solo në këtë album./Indeksonline/
