Alaba i pafat, mungon ndaj Juves dhe Barcelonës

David Alaba ndoshta është një nga lojtarët më të pafat të Realit.
Austriaku, ka pësuar një lëndim të ri duke humbur ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Alaba, pritet të jetë jashtë fushës së blertë rreth 1 javë, ku nuk do të jetë prezent as në “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Kujtojmë se ndeshja Real Madrid-Juventus, do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00./IndeksOnline/