75 Mall Live Search
22:16 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Alaba me një postim emocionues pas debaklit të mbrëmshëm në El Clasico

Fitorja e Barcelonës në “El Clasico” mbrëmjen e kaluar, po vazhdon të flitet edhe sot.

Së fundmi rreth kësaj ndeshje është deklaruar edhe David Alaba.

Mbrojtësi austriak tha se për Real Madridin ishte një zhgënjim madh, teksa shtoi se i vije edhe keq për të gjithë tifozët.

“Nata e kaluar na lëndoi. Humbjet janë pjesë e futbollit, por kjo është e vështirë për t’u pranuar. Ishte një zhgënjim i madh për ne dhe më vjen jashtëzakonisht keq për të gjithë ju Madridistas”, ka shkruar Alaba në “Twitter”.

Kujtojmë se Real Madridi pësoi humbje në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 0:4 nga Barcelona.