Alaba shpërthen në lot

Të shtunën, David Alaba do të luajë ndeshjen e tij të fundit në fanellën e Bayern Munchen, kundër Augsburgut.
Pas 13-viteve, kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe austriaku ka vendosur që të largohet nga ‘Allianz Arena’, shkruan IdneksOnline
Për t’i dhënë lamtumirën Alabas, Bayerni bëri një dokumentar. Tifozët dhe shokët e ekipit i dërguan atij mesazhe dhe përshëndetje. Kur ai i sheh këto pamje, filluan që lotët të i rrjedhin.
Mbrojtësi austriak deri tani ka bërë 430 paraqitje me Bavarezët, duke fituar 10 tituj të kampionatit, gjashtë herë Kupën DFB, dy herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Kupën e Botës për Klube.
Shumë skuadra janë të interesuar për mbrojtësin anësor, por Alaba duket se të ardhmen pritet ta vazhdoj në La Liga – te Real Madrid./IndeksOnline/