23:43 / E Diele, 14 Gusht 2022 / Gj. Sh

Alaba super gol nga gjuajtja e lirë, Reali përmbys rezultatin

Real Madrid e ka përmbysur rezultatin kundër Almerias.

Pas golit të barazimit nga Lucas Vasquez, golin e epërsis për mbretërit e ka shënuar David Alaba në minutën e 75-të, shkruan IndeksOnline.

Nuk kaloi as edhe një minutë që u inkuadrua në fushën e lojës, austriaku shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Real Madrid ishte në disavantazh që nga minuta e 7-të, por që në pjesën e dytë skuadra e Ancelotit arriti të përmbys gjithçka./IndeksOnline/