08:37 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Alaba “trondit” Bayermin me deklaratën e tij

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba ka bërë të ditur se mund të largohet në verën e vitit 2019 për një aventurë të re, shkruan indeksonline.

Në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, 29 vjeçari ka folur rreth të ardhmes së tij.

“Unë ende ndihem shumë mirë këtu, por mund të imagjinoj të shkoj në një vend tjetër, duke marrë hapin tjetër ose duke kërkuar një sfidë të re. Por unë e lë këtë vendim të hapur “, ka thënë Alaba.

Sezonin e kaluar ka pasur zëra për një lëvizje në drejtim të Chelseas ose Manchester Cityt, por mundësia më e madhe është që të largohet në La Liga. /IndeksOnline/